Tensionohen marrëdhëniet? Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Moska

Ambasada amerikane në Moskë iu ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të largohen menjëherë nga Rusia.

Sipas “The Guardian” ambasada amerikane tha në një deklaratë se qytetarët me dy nënshtetësi mund të thirren për t’u bërë pjesë e mobilizimit të qeverisë ruse, në mbështetje të pushtimit të saj në Ukrainë.

“Rusia mund të refuzojë të njohë shtetësinë amerikane, të mohojë aksesin e tyre në konsullatën e SHBA-së, të parandalojë largimin e tyre nga Rusia dhe të rekrutojë këta shtetas për shërbimin ushtarak,” thuhet në deklaratën e tyre.

About albaniadailynews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *