E rëndë në Divjakë, pronari i hotelit humb jetën në një nga dhomat aksidentalisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Divjakë. Paraprakisht bëhet me dije se është gjetur i pajetë pronari i një hoteli, shtetasi Llambri Marku, 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit të tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Divjakë/Informacion paraprak:

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

About albaniadailynews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *