Nuk arriti të mposhte tumorin, ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”

Mësuesja dhe njëkohësisht drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi”, Dorina Kuka, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë.

Prej kohësh ajo ishte diagnostikuar me kancer në gjoks, që së fundmi ishte shëruar, por masa e tumorit ishte shfaqur në kokë. Më herët Kuka ishte nisur drejt Italisë ku kreu një ndërhyrje të vështirë. 35 vjeçarja, e cila gjithashtu ishte anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, la pas dy fëmijë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kuka falenderonte të gjithë ata persona të cilët e ndihmuan në mënyra të ndryshme në ditët më të vështira për të, ndërsa theksonte se dy fëmijët ishin ata që i jepnin forcë për të mposhtur sëmundjen.

About albaniadailynews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *