Një qytetar është vënë në pranga pasi është kapur me bagëti të imëta që i kishte sjellë në mënyrë kontrabandë nga Greqia. Në një njoftim zyrtar, policia e Devollit ka dhënë informacion për ‘kriminelin’ e ‘trafikantin’ e bagëtive. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë zbardhje për ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin këtë verë.
Njoftimi:
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.